''Ka pasur 150 vjet përplasje të fuqive të mëdha për ishullin e Sazanit'', Meçollari: Gjiri i Vlorës, hapësirë strategjike

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se problemi në Shqipëri qëndron se nuk ka një plan rregullues të bregdetit shqiptar.

Meçollari: Kur ke një vizion duhet të kesh një plan.

Vizioni nuk është plan.

Shteti duhet të ketë një projekt, jo vetëm për Sazanin jo vetëm për gjirin e Vlorës por për të gjithë bregdetin shqiptar.

Është njëlloj si një kryetar bashkie mund të japë leje ndërtimi në një qytet pa leje rregullimi ose me leje rregulluese.

Kur është pa leje rregullimi kuptohet se kryetari i bashkisë ka favore.

Kur është me plan rregullimi ka kufizime.

Problemi qëndron se në Shqipëri nuk ka një plan rregullues të bregdetit shqiptar.

Historia e Sazanit fillon 200 vjet më parë.

Ka pasur 150 vjet përplasje të fuqive të mëdha vetëm për ishullin e Sazanit.

Gjiri i Vlorës është një hapësirë strategjike për Shqipërinë.