VIDEO+EMRI/ Zbardhen vjedhjet e argjendarisë dhe dyqanit të celularëve në Rrugën e Dibrës, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Vjedhja e kryer në një argjendari në Rrugën e Dibrës pesë ditë më parë, është zbardhur nga autoritetet.

Në pranga ka rënë autori Afrim Dulaj.

Në 14 mars, gjatë natës, ai hyri nga çatia e objektit duke hapur një vrimë dhe me anë të një shkopi tërhoqi bizhuteritë e ekspozuara në dyqan. Dyshohet se bizhuteritë e vjedhura kishin vlerën e 1.000.000 lekëve.

Sipas hetimeve, rezulton se në 9 shkurt, 43-vjeçari ka vjedhur edhe disa celularë në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, nën kërcënimin e armës.