Prokuroria kërkon 2.6 vite burg për Alda Klosin, 6 vite për Rozeta Dobin dhe dënim alternativ për djalin e saj
Prokuroria ka dhënë sot pretencën në lidhje me Alda Klosin, ish-zyrtaren e ministrisë së Rindërtimit dhe ministrisë së Financave.
Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin e Rozata Dobin, Havier Dobin dhe Alda Klosin. Për Rozeta Dobi 6 vjet burg, për Havier Dobi 4 vjet burg me dënim alternativ 3 vjet detyrim paraqitje dhe Alda Klosi 2.6 vjet burg.
Rozeta: Shpreh pendese për atë që kam bërë. Shumën e parave Klosi m’i ka kërkuar t’i mbaj dhe të ja ktheja përsëri. Me vjen keq, ngaqë kam punuar me mish dhe shpirt me punë të ndershme. Unazën e Ervin Karamuçës nuk kam lidhje. Klosi me tha mbaj lekët se dua të fajësoj ish bashkëshortin.
Prokuroria ka theksuar se në analizën financiare për Klosin, shumë e vjedhur nuk rezulton e provueshme nga burime të ligjshme.
“Kemi kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin, rezulton se shume e parave e vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme. Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit. Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasurore i Alda Klosit."
Ndërkaq avokatët mbrojtës të Alda Klosit kanë kërkuar pafajësi.
“Ne kërkojmë pafajësi nga gjykata, sepse e pandehura Alda Klosi është kryefamiljare, ka një vajzë dhe një djalë të mitur dhe po ashtu ka probleme shëndetësore. Po ashtu edhe ajo vetë është jo mirë me shëndet. Në këto kushte kërkojmë që dënimi të jetë i njëjtë me kohën e qëndrimit në paraburgim.
Konkluzionet tona ne i kemi me shkrim, bëhet fjalë për 3 pasuri kur Alda Klosi ka pasur për detyrë që të deklarojë pasuritë. Bëhet fjalë për 2 automjete dhe një apartament. Në fakt, detyrën për të deklaruar pasuritë e ka pasur personi i lidhur, sepse ai ka pasur për detyrë të saktësojë kohën kur është krijuar pasuria”, thanë avokatët.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pak javë më parë pushimin e çështjes për Alda Klosin për akuzën e pastrimit të parave. Por gjykata nuk e ka pranuar duke kthyer sërish dosjen për plotësim hetimesh dhe duke i lënë prokurorisë kohë 3 muaj të tjerë për kryerjen e hetimeve.
Krahas pastrimit të parave, Prokuroria e Tiranës vijon edhe hetimin pasuror për Alda Klosin.


