Investimi i dhëndrit të Trump në ishullin e Sazanit, Shehaj: Kemi modelin e gabuar, ka mungesë transparence

Deputeti, Agron Shehaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se zhvillimi i turizmit është edhe i vonuar, ndërsa shtoi se për projektin për ishullin e Sazanit ka mungesë transparence.

Shehaj: Unë mendoj se zhvillimi i turizmit në bregdet është një mundësi shumë e mirë për Shqipërinë.

Zhvillimi i turizmit është edhe i vonuar.

Resorte duket të ketë.

Por duhet të jemi të kujdesshëm se cilin model duhet të aplikojmë.

Kemi të bëjmë me modelin ekonomik më shumë.

Kemi dy lloje modelesh, kemi modelin lindor atë të Putin i cili thotë unë di se për cfarë ka nevojë vendi im dhe unë do përzgjedh disa individë shumë afër meje që do më ndihmojnë që një demokraci të re ta kthej në një diktaturë.

Apo do zgjedhim modelin Perëndimor, ku nëse një shtet ka disa vende që të zhvillojë, hap një garë dhe në mënyrë transparente bën publike politikën që do ndjek dhe marrin pjesë të gjithë.

Problemi është se nuk dimë asgjë.

Mungesa e transparencës është absolute.

Ne këtu kemi modelin e gabuar.