Dënohet, por s'ka burg për Alda Klosin, pritet të dalë nga qelia/ Rozeta Dobi dënohet me 4.8 vite, 500 mijë euro mbeten jetime

Jepet vendimi për Alda Klosin dhe Rozeta e Havier Dobin lidhur me eurot e fshehta. 

Alda Klosi denohet me 2 vite e 6 muaj burgim do t'i aplikohet edhe gjykimi i shkurtuar, duke vuajtur vetëm 18 muaj burg.

Por Klosi ka pothuasje një vit në ambientet e paraburgimit, dhe për rrjedhojë ajo do të dalë e lirë, pasi paraburgimi llogaritet me 1.5 ditë. 

Ndërkohë, Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënohet me 3.4 vite

Rozeta Dobi u dënuar me 7 vite burg, por me gjykim të shkurtuar, dënimi i saj reduktohet në 4 vite e 8 muaj.