''Dhëndri i Trump, një spekulant'', Erebara: Projekti për ishullin e Sazanit, nuk përputhet me realitetin e terrenit

Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News’’ u shpreh se projekti për investim në ishullin  e Sazanit nuk përputhet me realitetin e terrenit.

Erebara: E para duhet të shikojmë kontektsin se nga vjen ky projekt.

Është një spekulant që quhet Jared Kushner i cili ka një fond investimi i cili është dhëndri i ish presidentit dhe me gjasa edhe i presidentit të ardhshëm të SHBA-së.

Renderat nuk përputhen me realitetin e terrenit në Orikum.

Renderat e Zvërnecit janë jashtë realitetit gjeografik.

Aty paraqitet sikur portet do jenë nga ana e Lagunës dhe jo nga ana e detit.

Por Laguna e Nartës është gjysëm metri e thellë dhe nuk paralejon të ketë anije.

Është një lagunë që gjatë verës mund të ecësh në këmbë.