Debat pse janë vetëm pesë mesfushor, Rezart Dabulla analizon listën e Sylvinhos për Kombëtaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2024, 22:44
Në “Ora Sport” ish-futbollisti Rezart Dabulla u shpreh se Silvinjo është në kërkim e sipër për sulmues për Kombëtaren lidhur me Euro 2024.
Dabulla: Është në kërkim e sipër Silvinjo. Janë disa sulmues që po luajnë mire në kampionet e tyre dhe duhen parë nga afër në ndeshje. Nuk e di se sa lojtarë shqiptarë kanë luajtur në Dinamon e Zagrebit sepse është një ndër ekipet më të mira në Evropë. Ata 5 mesfushorë që përmende ti janë qendre. Po mesfushorët e qendrës janë 2-3 që luajnë në ndeshje.