I shënoi super gol Partizanit, Peposhi: Teuta sheh nga Final Four, blerjet e janarit na kanë ndihmuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2024, 22:33
Në “Ora Sport” futbollisti i Teutës, Ergys Peposhi u shpreh se kampionati aktualisht është shumë i fortë dhe po bëhet luftë deri në fund.
Pepopshi: Këto kohët e fundit kam shënuar, ndërsa Teuta është një ekip që jep shumë besim për lojtarët. Kampionati është shumë i fortë dhe po bëhet luftë deri në fund. Do t’i marrim ndeshjet me radhë dhe mund të shkojmë edhe sipër. Pse të mos e tentojmë!
Të them të drejtën blerjet e janarit na kanë dhënë një dorë shumë të mirë dhe na ka ecur shumë mbarë. Ndeshjen e djeshme e kemi dominuar me Partizanin. Goli që shënova dje ishte më i bukuri. Teuta do të shkojë sa më lart në renditje.
