VIDEO/ Spektakël në super duelin United-Liverpool, “Djajtë e Kuq” kalojnë në gjysmëfinalen e FA Cup
Manchester United është kualifikuar për në gjysmëfinalen e FA Cup, pasi eliminuan Liverpool në Old Trafford. Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa pas 120 minutash lojë, sfida u mbyll 4-3.
United realizoi me McTominay në minutën e 10-të, por rezultati u përmbys që në pjesë të parë. Ekipi i Klopp do të përmbyste gjithçka në fundin e pjesës së parë, duke barazuar fillimisht me Mac Allister, e cila ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Onana. Në të 45-tën, Liverpool rikuperoi topin dhe me anë të Salah realizoi të dytin.
Në fundin e ndeshjes, Antony riktheu shpresën te “Djajtë e kuq”. Në shtesë, Elliott, i ndihmuar edhe nga devijim “tundi rrjetën” me një gjuajtje nga distanca.
United nuk u dorëzua dhe në të 111-tën bëri gjithçka mirë me Rashford. Në minutën e 120-të, Diallo ndëshkoi Liverpoolin, për t’i dhënë kualifikimin e madh United.

