“Zgjodhe skuadrën e gabuar”, Depay “tallet” me reperin amerikan që mbështet Interin

Në ndeshjen e parë në Milano mes Interit dhe Atletico Madrid, në tribunat e San Siros ishte prezent edhe reperi i njohur amerikan, Kanye West.

Ky i fundit njihet si një dashamirës i Interit, madje në dy këngë të albumit të ardhshëm, do të përfshijë edhe disa nga koret e tifozerisë zikaltër.

Megjithatë, në fund të përballjes së dyfishtë në Champions League, ata që festuan ishin spanjollët e Atletico Madrid dhe Memphis Depay nuk qëndroi pa e vënë në lojë Kanye West.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, holandezi shkruan se reperi i famshëm botëror gaboi në përzgjedhjen e skuadrës ndërsa e ftoi Kanye West që të bëjë tashmë edhe një këngë me koret e tifozëve në Metropolitano.

“Ej Kanye, zgjodhe skuadrën e gabuar.

Ne jemi Atletico Madrid, tani bëj një këngë me koret e stadiumit tonë dhe bashkohu me familjen tonë të Pumas, të përshendes me dashuri vëlla”, shkruan sulmuesi i “Los Colchoneros” në Instagram.