VIDEO/ Leverkusen fiton ndaj Freiburg dhe afrohet gjithnjë e më shumë me titullin

Bayer Leverkusen merr një tjetër fitore që e afron me titullin kampion. “Aspiinat” triumfuan 2-3 në transfertën ndaj Freiburgut dhe të ruajë distancën prej 10 pikësh ndaj Bayernit në renditje.

Skuadra e Xabi Alonsos kur kanë mbetur edhe 8 javë për t’u luajtur, kryeson renditjen me 70 pikë, 10 më shumë se bavarezët e vendit të dytë.

“Aspirinat” e nisën vrullshëm dhe gjetën golin e avantazhit me anë të Florian Wirtz që në minutën e dytë, ndërsa Freiburg u përgjigj në minutën e 10 me Doan, duke rikthyer baraspeshën.

Leverkusen vijoi dominimin dhe shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Hlozek në të 40-ën dhe Schick në të 53-tën, për të dyfishuar avantazhin. Freiburg rihapi edhe njëherë ndeshjen me anë të Keitel në të 79-ën, por asgjë nuk ndryshoi deri në fund.