VIDEO/ Dortmundi fiton ndaj Frankfurtit, ngjitet në zonën Champions

Borussia e Dortmundit rifiton shumë shpejt vendin e katërt në Bundesligë falë suksesit 3-1 me përmbysje përballë Eintrachtit të Frankfurtit.

Edhe pse e nisën keq takimin, pasi u ndëshkuan nga ish-i Mario Gotze që në minutën e 13-të. Verdhezinjtë mundën të barazonin brenda pjesës së parë me Adeyemin, i asistuar nga Malen.

Dortmundi e ktheu rezultatin në favor të tij me golin e Hummels në minutën e 81-të, ndërsa në shtesë realizoi me penallti Emre Can për rezultatin përfundimtar 3-1.