VIDEO/ Roma fiton ndaj Sassuolos, vendos një gol i Pellegrinit

Roma vazhdon të mbajë të gjallë shpresat për një vend të 4 vendet e para në Serisë A, kur kanë mbetur edhe 9 javë për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.

Skuadra verdhekuqe në javën e 29-të mori tri pikë përballë Sassuolos (1-0) në “Olimpico” falë një goli fantastik te kapitenit Pellegrini në minutën e 50-të.

Pas këtij suksesi, Roma shkon në kuotën e 51 pikëve, vetëm tri më pak se Bologna e vendit të katërt, që konsiderohet rivalja kryesore e verdhekuqve për kualifikimin në Champions.