U nda nga jeta mëngjesin e sotëm, Duka mesazh ngushëllimi për Teodor Vason: Ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në histori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2024, 11:13
Futbolli shqiptar humbi sot një legjendë. Është ndarë nga jeta Teodor Vaso, një ikonë e vërtetë e Kombëtares në vitet ’60-’70 dhe një figurë emblematike për klubet e Skënderbeut, Partizanit dhe 17 Nëntorit.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përmes një mesazhi, ka ngushëlluar gjithë komunitetin e futbollit: “Mbrojtës i pakalueshëm, futbollist model dhe njeri me kontribute të mëdha në futbollin shqiptar e veçanërisht atë korçar.
Ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në histori.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Vaso, miqve dhe të afërmve të tij.
Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar. Të prehesh në paqe Teodor Vaso!”
