Chelsea kualifikim spektakolar ndaj Leicester, shkon në gjysmëfinalet e FA CUP
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2024, 21:11
Chelsea kualifikohet për në gjysmëfinale të FA Cup. Skuadra londineze fitoi 4-2 përballë Leicester Cityt në “Stamford Bridge”, në një ndeshje ku nuk munguan emocionet.
Cucurella dhe Palmer kaluan Chelsean në avantazh në pjesën e parë, ndërkohë që Sterling humbi një penallti. Pjesa e dytë nisi me autogolin e Disasit, ndërkohë që goli fantastik i Mavididit barazoi shifrat.
Skuadra e Enzo Marescas mbeti me dhjetë lojtarë në të 73-tën pas daljes me të kuq të Doyle. Chelsea përfitoi dhe realizoi dy gola në minutat shtesë me anë të Chukëuemekas dhe Maduekes me një super gol.

