Milani fiton me lehtësi ndaj Veronës, shkon +3 pikë nga Juventusi

Milani përfiton nga ndalesa e radhës së Juventusit dhe blindon vendin e dytë ne renditje. Kuqezinjtë morën një sukses 3-1 në transfertën ndaj Veronës.

Theo Hernandez kaloi ekipin e Piolit në avantazh në fundin e pjesës së parë pas një rrëmuje, ndërkohë që Pulisic dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.

Verona provoi të rikthehej në gol me Noslin në minutën e 65-të, por shpresat e tyre u venitën në minutën e 79-të pasi Chukwueze realizoi dhe golin e tretë. Milani shkon në kuotën e 62 pikëve me këtë fitore, 3 më shumë se Juventusi. /KJ/