FIER/ Përndoqi dhe kërcënoi të renë, arrestohet 38-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 12:34
Një 38-vjeçar nga Levani i Fierit ka përfunduar në prangat e policisë. Blutë njoftojnë se 38-vjeçari përndoqi dhe kërcënoi për një vit një 28-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. R., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

