Arrestimi i Berberit, Hoxha: Para disa javësh i kontrolluan banesën dhe i morën celularin

Avokati, Arbër Hoxha i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në lidhje me arrestimin e drejtorit të ARRSH-së, Berberit i është bërë një kontroll para disa javësh ku i është sekuestruar celulari dhe disa pajisje të tjera elektronike.

Hoxha: Në lidhje me drejtorin e ARRSH-së, ka pasur një kronikë të një vdekje të paralajmëruar.

Sepse para dy ose tre javësh, i është bërë një kontroll personal.

I është marrë në dijeninë time, celulari dhe disa pajisje të tjera elektronike dhe i është bërë edhe një kontroll banese.

E cila ka sjellë më pas në dhënien e dorëheqjes që iku vullnetar dhe e morën 2 policë mbrëmë tek shtëpia.

Nuk mund të jenë masat e sigurimit vetëm arrest me burg.