Neza: Arrestimi i Berberit, kapërcen ato të niveleve të mëhershme. Administrata Publike dominohet nga korrupsioni

Gazetari dhe analisti, Sami Neza në një intervistë në Ora News u shpreh se arrestimi i drejtorit të Autoritetit Rugor Shqiptar, Berberi kapërcen modelet e arrestimeve të mëhershme.

Neza: Në pamje të parë kjo duket një arrestim i një drejtori, por në fakt në Shqipëri drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar është edhe drejtori më i fuqishëm i administratës publike në këtë vend për shkak të buxhetimit të madh që ka nga buxheti i shtetit si insitucion dhe për shkak se zhvillon tenderat më të fuqishëm krahasur me institucionet e tjera.

Arrestimi i tij (Berberit) në fakt kapërcen modelet e arrestimeve të mëhershme, pavarësisht se mund të kenë qenë drejtora apo në poste të tjera më të rëndësishme se kaq.

Arrestimi i Berberit shpreh edhe njëherë, se cfarëdo lloj arrestimi në këtë administratë, është tashmë i pamjaftueshëm.

Administrata publike në Shqipëri, në të gjitha nivelet e saj ashtu sic e thonë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë dominohet nga korrupsioni në të gjitha nivelet.