Aksident në Përmet, 16-vjeçari me motor bie nga ura 5 metra e lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2024, 19:22
Një aksident ka ndodhur në të hyrë të Piskovës në Përmet.
Një 16-vjecar teksa po ngiste një motoçikletë ka rënë nga ura në të hyrë të Njësisë Administrative Piskovë, në aksin nacional Këlcyrë-Permët.
16-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe konfirmohet se djali 16-vjecar ka marrë në përdorim motoçikletën pa patur leje drejtimi.
