Avokati Kara: Një numër i madh procesesh kur nisen nga SPAK, nuk përfundojnë me dënime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2024, 21:28
Avokati, Romeo Kara i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se një numër i madh kur nisen nga SPAK si procese nuk përdundojnë me dënime.
Kara: Ne shohim që kemi më shumë nisje procesesh, dhe ky numër i madh kur nisen nga SPAK si procese nuk përfundojnë me dënime.
Arrestimi nuk është dënim, është masë paraprake.
Po shohim që ka një konsultim me disa organe.
Janë edhe vepra që janë nisur më parpara që SPAK të bëhej i gjallë.
Ka një bashkëpunim që mund të jetë i mirë deri diku me kontrollin e Shtetit.
Jemi në një moment që nga rekrutimi i njerëzve nuk bëhet sic duhet.
