Avokati Logu: Një praktikë shumë e vlefshme e SPAK-ut, është edhe ajo e hetimit pasuror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2024, 21:51
Avokati, Besart Logu i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se një praktikë shumë e vlefshme e SPAK-ut është edhe praktika e hetimit pasuror.
Logu: Në kushtet e një demokracie të brishtë, lindi si domosdoshmëri.
Një praktikë shumë e vlefshme e SPAK, është edhe kjo praktika e hetimit pasuror.
Njëkohësisht një zyrtar kur shkon për një vepër të caktuar penale, njëkohësisht nis edhe hetimi pasuror.
Krimet që konsumojnë zyrtarët e lartë, konkretisht korrupsioni pasiv është pak e vështirë të zbulohet.
Sepse do provosh ekzistencën e korrupsionit.
