''21 janari'' në SPAK, Beqiri: Krim shtetëror, kemi bërë kallëzim ndaj Berishës dhe Bashës
Avokati i familjes Nika, Idajet Beqiri i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se 21 janari është krim shtetëror dhe se kanë bërë kallëzim penal ndaj Berishës dhe Bashës.
Beqiri: Thelbi i asaj që ne i thonim gjykatës ishte se ne kemi dërguar një kallëzim penal.
Kallëzimi penal i joni është i adresuar me emra konkretë.
Ne themi që veprën penale të 4 vrasjeve është kryer më urdhër të Berishës dhe Bashës dhe personi që e ka marrë udhërdhrin është Ndrea Prendi.
Pra dhe pastaj janë paraqitur të gjitha provat.
Provat ishin këto, e para nga pozicioni ku u vranë ishte e kundërta me deklarimet që kanë bërë vetë këto personalitete të larta të shtetit.
Sepse vrasjet janë bërë në Bulevard, larg kryeministrisë.
Ky është një krim shtetëror dhe krimin shtetëror nuk e bëjnë gardistët por e bëjnë ata që janë mbi gardistët.
Këto i paraqitëm SPAK në kallëzimin penal.
E dyta i thamë, është organizatori dhe urdhëruesi i këtyre vrasjeve Sali Berisha sepse është krim shtetëror.
