PAMJET/ Aksident në aksin Lezhë-Laç, lëndohen dy të huaj dhe dërgohen tek Trauma

Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Në aksident janë përshirë dy makina që kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Në vendin e ngjarjes bëhet me dije se në njërin nga automjetet janë gjetur të lënduar rëndë dy shtetas të huaj.

Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e me pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Po ashtu ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Policia e Lezhës

Në kryqëzimin e Spitenit një shtetas francez nën drejtimin e mjetit është aksidentuar me një mjet tjetër me drejtues turk.

Ky i fundit  është nisur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.