Gjyqtari trukonte ndeshjen vetëm në këmbim të seksit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2013, 08:58
Një gjyqtar libanez, arbitër i FIFA-s është dënuar me 6 muaj burg në Shangai pasi u shpall fajtor për trukimin e një ndeshjeje në këmbim të seksit.Gjyqtari Ali Sabbagh u la në burg nga gjykata ndërsa gjithashtu me nga 3 muaj u dënuan edhe dy ndihmësit e tij të cilët gjithashtu akuzohen se kanë trukuar ndeshje në këmbim të favoreve seksuale.Trukimi i ndeshjeve në të gjithë botën mbetet një shqetësim i madh për futbollin që edhe pas ashpërsimit të rregullave nga organizatat ndërkombëtare të sportit për futbollistët dhe për albitrat e ndeshjeve ky fenomen vijon të jetë problematik.