Paditet Justin Bieber
Një fotograf ka paditur këngëtarin e njohur Justin Bieber, pasi, ai kishte urdhëruar truprojën e tij që ta sulmojë dhe ti marrë kasetën me të cilën e ka filmuar në kamerën e tij.Më parë ishte raportuar se fotografi Jeffrey Binion dha një deklaratë në polici më 5 Qershor, duke bërë të ditur se truprojat e Bieber e sulmuan atë, teksa po fotografonte kanadezin duke dalë nga studioja e incizimeve.Binon ka ngritur padi kundër Bieber dhe truprojës së tij Hugo Hesny.
Ai ka thënë se truproja e tij e ka mbështetur për muri, ia mori aparatin dhe "shfaqi armën" që po e mbante . Pastaj truproja tjetër erdhi dhe i mori kasetën nga kamera e tij,
"Justin Bieber tani është një i rritur dhe duhet të veprojë si i tillë. Ai duhet të mësojë se nuk mund të shfrytëzojë truprojat e tij dhe armët për t`i lënduar njerëzit e pafajshëm. Sjellja e keqe e Biberit kundër fotografëve duhet të mbarojë dhe duhet të jetë përgjegjës për sjelljet e tij", ka thënë avokati i Binionit, Russell S. Adler.