Nuk jam i fiksuar pas Youtube

“Mbreti i YouTube”, Psy, nuk i kontrollon rregullisht videoklipet e tij në faqen e shpërndarjes së videove, përkundër suksesit mahnitës të këngëve të tij.

Këngëtari jugkorean ka hyrë në Librin e rekordeve “Guinness” për videon më të parë në YouTube, atë të hitit "Gangnam Style", e cila deri më tani numëron një miliard e 649 milionë shikime.

Rrugëtimin e përafërt është duke e ndjekur edhe videoklipi i tij më i ri, "Gentleman", që është parë mbi 417 milionë herë që nga publikimi më 13 Prill.

"Nganjëherë i kontrolloj, nganjëherë jo. Të jem i sinqertë, menjëherë pas publikimit i përcjell për rreth dy javë... Më pas vazhdoj me gjëra të tjera", ka deklaruar Psy për BBC News.