Unazë fejese apo jo?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2013, 16:46
Britney Spears vazhdon të spekulojë rreth raportit të saj me partnerin Dave Lucado.Këngëtarja ka publikuar një fotografi në profilin e saj në “Twitter”, në të cilën shihet se mban një unazë të shtrenjtë në gisht.
31-vjeçarja është në lidhje me avokatin e suksesshëm që nga Shkurti i këtij viti, mirëpo që atëherë ajo është fotografuar në disa raste me unaza të ndryshme.Prandaj, është e paqartë nëse bëhet fjalë për unazë fejese, apo një unazë të thjeshtë.
Britney ka pas vetes dy martesa të dështuara - me shokun e fëmijërisë Jason Alexander
dhe me balerinin Kevin Federline, me të cilin ka dy djem. Po ashtu, ajo numëron një seri fejesash dhe lidhjesh dashurie.