Shpërthimi në Lushnje, lihet në burg sipërmarrësi, çështja i kalon GJKKO-së, ngrihen 3 akuza ndaj deputetit Çela

Gjykata e Fierit ka shpallur moskompetencën për dosjen e hetimit mbi shpërthimin e ndodhur në kapanonin e deputetit të PS-së Bujar Çela në Lushnje, ngjarje për të cilën sot u la në burg biznesmeni Leonard Gjini i kishte firmosur kontratë me ligjvënësin për ndërtimin e kapanonit.

Njëkohësisht ka ngritur tre akuza ndaj deputetit Çela, si “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia.

Për pasojë, dosja i kalon Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe pritet të hetohet nga SPAK.

Sipërmarresi i punimeve në magazinën e shërbimeve të deputetit të Lushnjes Bujar Çela ka dalë sot para togave të zeza në gjykatën e Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Leonard Gjini, është personi i vetëm i arrestuar nje jave pas shpërthimit të bombulës, ku mbetën te vdekur babai dhe djali i tij , dhe u plagosën 7 të tjerë përfshirë dhe dëmet e mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë.

Ne gjykatën e Fierit, në seancën me gjyqtare Dorina Alushi , prokurore të pranishme Elona Gixhari ,Lorena Salillari, dhe avokat Arben Zaimi, 32 vjecarit Gjini, i është  dhënë masa e sigurisë “ Arrest me burg”,  për veprën penale , të shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë  me pasoja te renda”.

I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontrate të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurre punën dhe se punëtorët që ishin të pranishem në obiekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë se ndertimit që ai ka.

Megjithatë Gjykata e Fierit e ka mbajtur në burg me arsyetimin se pavaresisht mos fillimit të punës nga kompania Gjini, ai duhet të ndalonte punimet nga të tjerët, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë  ndërtimi. Ndërkohë avokati i të ndaluarit Arben Zaimi kërkoi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore.