Biznesmeni Nikollaq Neranxi kallëzohet nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë psikologjike
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 11:36
Biznesmeni Nikollaq Neranxi është kallëzuar në Komisariatin nr. 6 nga ish-gruaja e tij, N.Neranxi.
Sipas kallëzimit ish-gruaja e ka paditur biznesmenin për dhunë psikologjike.
Kallëzimi është bërë një ditë më parë.
“Ora News” mëson se Komisariati nr. 6 ka referuar materialet në prokurori e ndërsa po ashtu ka dërguar në gjykatë edhe urdhër mbrojtje të ish-gruas.
