INSTAT, 32 745 arsimtarë punojnë në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 14:35
Instituti i Statistikave (INSTAT), duke uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, nxjerr edhe të dhënat për numrin e mësuesve që punojnë në sistemin arsimor 9-vjeçar dhe të mesëm në vendin tonë.
Sipas INSTAT në arsimin 9-vjeçar në vendin tonë punojnë 24 388 mësues, nga të cilët 77.4 % janë gra. Ndërsa në arsimin e mesëm janë 8 357 mësues të punësuar, prej të cilëve 69.8 % janë gra.