Malaj: Figura e mësuesit një simbol dhe një profesion misionar, duhet empati për ta bërë

E ftuar në Ora News, pedagogia dhe ish zv. ministrja e Arsimit, Nora Malaj u shpreh se çdo vite 7-8 Marsi lidhen me figurën e mësuesit dhe nënës.

Ajo shtoi se mësuesi në simbolikën e tij është një profesion misionar sepse ka vlerë misioni i tij, duke qytetarizuar nxënësit në rrugëtimin e vështirë të dijes.

Malaj: Çdo vite 7-8 Marsi lidhen me figurën e mësuesit dhe nënës. Figura e mësuesit është një ditë që simbolizon përpjekjet e gjithë rrugëtimit tonë deri kur maturohemi. Mësuesi në simbolikën e tij është një profesion misionar sepse ka vlerë misioni i tij, duke qytetarizuar nxënësit në rrugëtimin e vështirë të dijes.

Nuk ka fëmijë të paaftë, por mësues që nuk mund të nxjerrin aftësinë e tyre. Fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë që ka njerëzit dhe nuk është e lehtë që të përballesh me sfidat dhe ndryshimet që ndodhin në jetë dhe maturim. Pa empati nuk mund të realizohet ky mision. Nuk ka kosto që e mat këtë, edhe pse ka kosto dhe rrogat janë të vogla.