Kalaja: Ramazani kohë e veçantë, këtë muaj Zoti shpalli Kur’anin, njerëz bëhen më të mirë e solidarë
Në një intervistë në Ora News, hoxhë Ahmed Kalaja u shpreh se Ramazani është pritet me mall nga besimtarët dhe me shumë dashuri, sepse vetë Zoti e ka bërë më të veçantë këtë muaj.
Ai shtoi se në tekstet profetikë thuhet se hapen dyert e Parajsës dhe mbyllet dyert e Ferrit dhe se prandaj është edhe nata e Kadrit e cila është e barabartë sa 1 mijë netë.
Kalaja: Ramazani është një muaj që pritet me mall nga besimtarët dhe me shumë dashuri, sepse vetë Zoti e ka bërë më të veçantë këtë muaj sepse Kurani u shpall në tokë te Profeti Muhamed. Ka edhe ato vlerat që ka të bëjë me natën e Kadrit dhe lutjet që pranohen më shumë se çdo muaj tjetër. Ka edhe pjesën e solidaritet sepse jepet ndihmë për të varfërit. Është një namaz special që bëhet vetëm në Ramamzan.
Në tekstet profetikë thuhet se hapen dyert e Parajsës dhe mbyllet dyert e Ferrit. Prandaj është edhe nata e Kadrit e cila është e barabartë sa 1 mijë netë. Një muaj i cili shoqërohet me zbritjen engjëjve dhe njërit gjatë Ramamazanit janë më të mirë, sepse egoja zbutet.
