E rëndë në Gjirokastër/ Gjendet e pajetë një grua në rrjedhën e liqenit artificial të Viroit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 11:45
Gjendet një grua e pajetë në rrjedhën e liqenit artificial të Viroit në Gjirokastër.
Kanë qenë dy kalimtarë të rastit ata që kanë lajmeruar policinë dhe PMNZSH për prezencën e një kufomë në sipërfaqe të rrjedhes së mëmës së liqenit të Viroit.
Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje ku ka nxjerrë nga rrjedha gruan e pajetë e padekompozuar. Identiteti i saj ngelet ende i panjohur. Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
