Zjarr në një banesë në Shkodër, policia jep detajet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 12:40
Zjarr në një banesë në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në lagjen “Skënderbeg”. Nga të dhënat e policisë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. Q., 69 vjeç.
Si pasojë janë djegur disa pajisje në këtë banesë. Grupi hetimor vijon të punojë për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.
