Socialistët dalin mangët, PD kërkon të shpallet i pavlefshëm votimi në Kuvend: Ishin vetëm 68 deputetë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kërkon Kryetares së Kuvendit, deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.

Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit, e cila i është dërguar për dijeni edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, argumentohet fakti se votimi është kryer në shkelje të kushtetutës pasi nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm.

Shkak u bë miratimi i rendit të ditës të seancës plenare, ndonëse në nisje të votimit u bë e qartë mungesa e kuorumit prej 71 deputetësh. Në sallë ishin vetëm 68 kartonë jeshil, të pamjaftueshëm për të nisur këtë proces.

Rregullorja e Kuvendit sanksionon se kuorumi për çeljen e votimit është të paktën 71 deputetë, por nënkryetarja Ermonela Felaj duket se kishte numëruar edhe demokratët që ndonëse ishin në sallë, nuk u bënë pjesë e procedurës së votimit për prezencën.

 

Dokumenta bashkëngjitur