Lule dhe urime për mësuesit/ Në shkolla dije dhe festë për 7 Marsin

Këtë 7 mars nxënësit uruan mësuesit në këtë ditë të shënuar. Me lule në dorë fëmijët festuan në shkolla ditën e mësuesit.

Me lule në dorë dhe dhurata, nxënësit uruan mësuesit për dijet që marrin prej tyre.

Mësimi u gërshetua me festë.

I cilësojnë si prindër të dytë, ndërsa tregojnë dhuratat simbolike.

Nuk munguan as urimet.

7 marsi ndonëse njihet si dita e mësuesit është gjithashtu dita e hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë.

Nxënës dhe studentë nga i gjithë vendi kujtojnë sot edukatorët dhe mësuesit e tyre të parë.

Ishte 7 Mars 1887, kur mësuesi, Pandeli Sotiri bashkë me atdhetarë të tjerë dhanë kontributin e tyre në hapjen e Mësonjëtores Shqipe në Korçë.