Nisi vitin 2024 si askush tjetër, Interi tani tremb Manchester Cityn dhe Realin

Ky Inter është realisht astronomik.

Skuadra e Inzagit nuk po dominon vetëm në Serinë A, por është duke iu shpallur luftë edhe skuadrave më të mira të kontinentit si Mançester Siti dhe Real Madrid.

Tani ato nuk janë shumë larg, por ecuria e tyre është pak a shumë si e Interit.

E thonë shifrat. Simone mund të ulet në të njëjtën tavolinë me Pepin dhe Ançelotin pa pasur fare frikë apo drojë.

Janë tre të vetmit pa pësuar humbje në Champions. Interi la pas krahëve një vit 2023 me probleme dhe pengje, ndërsa 2024 ka nisur në mënyrë të frikshme dhe të jashtëzakonshme.

Në këtë vit të ri ka arritur që të fitojë 9 ndeshje radhazi mes tyre 6 në Serinë A, 2 në Superkupë dhe atë të Champions-it kundër Atletikos.

Në total ka arritur të shënojë 20 gola dhe të pësojë vetëm 4.

Numra që të bëjnë të mendosh se “orkestra” zikaltër është perfekte dhe mund të shkojë shumë larg në Ligën e Kampionëve.