A do të rinovojë Toni Kroos? Ancelotti jep përgjigjen epike: Nuk është djali im, ai vendos vetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2024, 21:09
Toni Kroos ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Realin e Madridit.
Tifozët, drejtuesit dhe stafi teknik duan që mesfushori të rinovojë dhe të vijojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.
Gjithsesi, 34-vjeçari nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë në fundin e sezonit.
Do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, siç e ka deklaruar më parë apo do të rinovojë me Realin.
Carlo Ancelotti shpreson që Kroos të qëndrojë tek ekipi i tij, të paktën edhe sezonin e ardhshëm.
Por gjithçka varet nga futbollisti gjerman.
“Nuk do i jap këshilla, pasi nuk është djali im.
Toni ka gjithë aftësinë e nevojshme për të zgjedhur atë që dëshiron të bëjë”, u shpreh tekniku italian i Realit.
