VIDEO/ Barcelona nuk fal, ''poker'' ndaj Getafes, katalanasit ngjiten në vendin e dytë

Barcelona nuk fal në shtëpi ndaj Getafes.

Katalanasit fituan 4-0 në La Liga, në sfidën e mbajtur në Estadi Olímpic Lluís Companys (Barcelona).

Të besuarit e Xavit shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, ndërsa u futën në pjesën e dytë me dëshirën për të thelluar shifrat.

Në 45 minutat e dyta realizuan 3 autorë të ndryshëm, Joao Felix, de Jong dhe Lopez.

Barcelona gjendet në vendin e dytë me 57 pikë, 5 pikë më pak se Reali që luan nesër ndaj Sevillias.

Kjo humbje nuk përben problem te Getafe, pasi ekipi është në mesin e tabelës.

Video:

https://streamin.one/v/b54122f4