VIDEO/ Goli i parë me Leverkusen, rrengu te festimi i Xhakës i ngriu gjakun Alonsos
Granit Xhaka ishte dje protagonisti i fitores së radhës të Bajer Leverkusen në kampionat, ku mundi me shifrat 2-1 Mainz për t’u shkëputur edhe më tej në kreun e Bundesligës.
Mesfushori shënoi që në minutën e tretë të takimit me një predhë nga jashtë zonës, duke gjetur golin e tij të parë me ekipin të cilit iu bashkua gjatë verës.
Në vend që të festonte, ai u ndal duke mbajtur me dorë pjesën e prapme të kofshës, i rrethuar nga shokët e skuadrës, duke alarmuar Çabi Alonson dhe stafin mjekësor që u bënë gati të hynin në fushë për të trajtuar një dëmtim të mundshëm.
Por në atë moment, Xhaka filloi të çonte këmbën lart, ashtu si edhe shoku i tij i skuadrës, Frimpong, të cilët duke qeshur zbuluan se ky ishte festimi që kishin përgatitur për golin e parë të mesfushorit.
Një situatë që bëri të shuhej alarmi në pankinën e Bajer Leverkusenit me Çabi Alonson i cili nisi të qeshte edhe ai, duke u komunikuar mjekëve se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar te lojtari i tij.
Video:
https://streamin.one/v/5e427500
