Premier League/ Aston Villa fitore bindëse, Crystal Palace zhyt Burnleyn në fund, Everton në 'ujëra të turbullta'
Në ndeshjet e sotme në Premier League, Aston Villa mori një fitore të thellë 4-2 ndaj Nottingham Forest.
Ndeshja praktikisht u mbyll që në pjesën e parë me vendasit që shënuar plot tre herë.
Spikati Douglas Louiz me një dopietë.
Me këtë fitore Aston Villa mban vendin e katërt në rënditje që të kualifikon në Champions League sezonin tjetër.
Në ndeshjen tjetër Brighton dhe Everton u ndanë në një barazim 1-1.
Vendasit shmangën humbjen vetëm në castet e fundit të ndeshjes me një gol të Dunk në minutën e 95-të.
Ky rezultat i prish më shumë punë Evertonit që e sheh veten në vendin e 17 me 21 pikë, ndërkohë që Luton kërcënon që ta parakalojë pasi ka vetëm një pikë më pak.
Crystal Palace fitoi bindshëm 3-0 ndaj Burnley, me këto të fundit që zhyten në fundin e tabelës.
