Gol dhe asist, sulmuesi shqiptar bën heroin për ekipin e tij në Austri

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Donis Avdijaj ka qenë vendimtar në fitoren e Hartbergut të shtunën mbrëma.

Ai shënoi një gol e asistoi në një tjetër, për fitoren 2-1 të Hartbergut në transfertë ndaj Altaç, në ndeshjen e xhiros së 20-të. 

Avdijaj fillimisht asistoi në minutën e 67-të për 1-1, ndërsa realizoi gol gjashtë minuta para fundit të ndeshjes. 

Ai ka pesë gola të shënuar e tri asistime në edicionin aktual të Bundesligës austriake. 

Avdijaj luajti deri në minutën e 89-të për mysafirët, ndërsa Atdhe Nuhiu u aktivizua në minutën e 88-të tek Altaç. 

Hartbergu është në vendin e katërt me 33 pikë dhe është në grupin që lufton për titull kampioni.

Ndërkohë, Altaç, që lufton për mbijetesë zë vendin e dhjetë me 17 pikë.