Harry Kane i jep fitoren Bayernit, Leipzigu "bie" në shtesë

Harry Kane mban ende gjallë shpresat e Bayernit për fitimin e titullit të 12-të radhazi në Bundesligë.

Sulmuesi anglez realizoi dy herë përballë Leipzigut në “Allianz Arena”, ku miqtë nuk shënuan më shumë se një gol, atë të barazimit të përkohshëm 1-1.

Të parin Kane e shënoi në minutën e 56-të, por miqtë u kundërpërgjigjën me Seskon.

Duhej të vinte koha shtesë që Kane të shpëtonte Bayernin nga një rezultat i pakëndshëm, që do ta largonte përfundimisht nga gara për titull.

Bayerni me këtë fitore shkon në kuotën e 53 pikëve, tetë më pak se Leverkuseni kryesues.