Ish-sulmuesi i Ballkanit shënon golin e tretë me Rapidin e Bukureshtit

Ermal Krasniqi gjen golin e tretë në kampionat me Rapidin e Bukureshtit në elitën e futbollit rumun.

Ish-sulmuesi i Ballkanit, i larguar pak më shumë se një vit më parë nga skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen mes Poli Iasit dhe Rapidit të Bukureshtit në fillim të pjesës së  dytë.

Ishte minuta e 52-të kur 25-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm tri minuta më vonë Bettaieb barazoi shifrat, ndërsa ndërsa dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt Roman përmbysi rezultatin në 2-1.

Rapidi i Bukureshtit ndal serinë e fitoreve radhazi në kampionat, por mbetet në vendin e tretë, në kuotën e 48 pikëve, aq sa ka edhe Cluj.

Ermal Krasniqi deri në dhjetor të vitit të kaluar ishte pjesë e CFR Cluj, por u ble nga Rapidi i Bukureshtit skuadër me të cilën nënshkroi për 2 sezone e gjysmë.