Bundesliga/ Ngec Stuttgarti, “manita” e M’Gladbach. Pikë shprese për Darmstadtin e Gjasulës
Stuttgarti nuk arrin të regjistrojnë fitoren e pestë radhazi në Bundesliga, duke humbur dy pikë në garën për zonën Champions League.
Skuadra e Hoeness nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Kolnit.
Millot kaloi Stuttgartin në avantazh në minutën e 53’, por miqtë reaguan dhe evituan humbjen falë golit të Martel pas nëntë minutash.
Në sfidat e tjera ra në sy rikthimi te fitorja i M’Gladbach pas pesë ndeshjes.
5-2 fitoi M’Gladbach në fushën e vet kundër Bochumit, ndërkohë që nuk pati fitues në Union Berlin-Heidenheim.
Pa fitues u mbyll edhe sfida Werder Bremen-Darmstadt (1-1).
Skuadra udhëtuese mori një pikë shprese për objektivin mbijetesë, por nuk pati fat pasi VAR-i anuloi dy gola të Tim Skarkes.
Klaus Gjasula u aktivizua për 70 minuta për Darmstadtin.
