Ftesa e partive opozitare për të qenë pjesë e Federatës, Basha: S’duhet të jemi hipokritë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2024, 12:33
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi sot ftesën partive opozitare për të qenë pjesë e konfederatës.
Ai tha se nuk duhet të jenë hipokritë me shqiptarët, ndërsa shtoi se zakonet e vjetra të përçarjes nuk kanë rreshtur.
“S’duhet të jemi hipokritë as me veten as me shqiptarët.
Zakonet e vjetra nuk kanë rreshtur. Edhe sot edhe dje, ka pasur gjuhë përçarje.
Këto janë shërbime ndaj qeverisjes dhe Ramës.
E vetmja gjë që dua të përsëris është se unë dhe PD nuk do të vonohemi asnjë sekondë kohë. Do të bëjmë gjithçka përballë kësaj qeverie.”, tha Basha.
