VIDEO/ “Të të vijë turp!”, protestuesit përplasen me Braçen për ligjin "e betonizimit" të Zonave të Mbrojtura, deputeti bën "gangsterrin"
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2024, 10:45
“Turp, turp, Erion Braçe e votove ligjin? Turp!”, dëgjohen protestuesit e mbledhur në hyrje të Kuvendit duke iu drejtuar deputetit socialist të Divjakës Erion Braçe.
Kujtojmë se ligji i miratuar pak minuta më parë prek edhe parkun Kombëtar të Divjakës.
Por deputeti Braçe nuk ia ka përtuar, duke i akuzuar protestuesit si hajdutë.
“Paskeni marrë dhe atë hajdutin e kohës së Saliut me vete? Se ai e ka mbrojtur Divjakën, ai hajduti i Saliut, e keni aty!”, tha Braçe.

