Shehu për minatorët: Nuk kanë pension, kujdes shëndetësor apo trajtim social

Deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka braktisur minatorët dhe bllokoi statusin e tyre me një ligj që nuk u përgatit kurrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu tha se kjo qeveri vetëm përvetëson atë që u takon qytetarëve, pa u dhënë asgjë në këmbim, duke u fshehur kështu pas gënjeshtrave.

Postimi i plotë:

Rama braktisi Minatoret- bllokoi Statusin e tyre! Duke “premtuar” nje Ligj Universal, qe nuk u pregatit kurre!
Genjeshter tipike per Rilindjen!

Sot ne Diten Nderkombetare te Minatoreve kjo e vertete e hidhur del “lakuriq” para publikut!

Ish minatoret e minatoret jane ne mizerjen e tyre. Kudo kjo, duke filluar nga Memaliaj, Luftinja…
Pa pensionet qe i meritojne. Pa kujdes shendetesor te vecante e qofte te pergjithshem.

Pa trajtim social sic e meritojne dhe u takon! Sepse Rama e kjo qeveri vazhdojne t’i mashtrojne! Dhe ata jane ne “pritje” te atij Ligji Universal.

Qe nga kjo Qeveri nuk do te vije kurre! Sepse kjo Qeveri vetem perveteson ate qe u takon qytetareve, pa u dhene asgje. Duke u fshehur mbas genjeshtrave!