Nuk shkoi në Kuvend, por zgjedh foltoren e selisë, Basha: ja pse jemi kundër Amnistisë

Nuk shkoi në Kuvend, por zgjedh foltoren e selisë, deputeti Lulzim Basha dha edhe arsyet se pse Partia Demokratike është kundër Amnistisë Penale.

"Duhet të hiqet dorë nga krimi dhe ndërhyrja në sistemin e drejtësisë", theksoi ndër të tjera Basha.

“Dëgjuam një deklarim të PS për arsyen se pse u hoq amnistia.

Shpresoj të jetë pjesë e gënjeshtrave të këtyre ditëve dhe të mos jetë pjesë e pazarit të gjësë së gjallë për të peshkuar deputetë për të votuar.

Hapi i parë që e zgjidh këtë, është heqja dorë nga propozimet që u futën tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar.

Së dyti të futën propozimet e PD për tu përfshirë në amnisti protestuesit.

Është kërkesë e PD, nuk është kërkesë për negocim, nuk është negocim është e domosdoshme.

Nuk ka asnjë tërheqje, ta marrin parasysh ata që kanë shumicën e votave, është qëndrimi ynë dhe i pandryshueshëm.”, tha Basha.